E PËRQAFUAR ME LUIZIN/ Kiara i mbyll gojën Oltës dhe Maestros: Jemi shumë të lumtur, keni ndonjë problem? – AlpeGossip
E PËRQAFUAR ME LUIZIN/ Kiara i mbyll gojën Oltës dhe Maestros: Jemi shumë të lumtur, keni ndonjë problem?

E PËRQAFUAR ME LUIZIN/ Kiara i mbyll gojën Oltës dhe Maestros: Jemi shumë të lumtur, keni ndonjë problem?

Marrëdhënia e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos ka pasur shumë ulje e ngritje që nga fillimi e deri më tani. Por mbrëmë çifti ka bërë paqe dhe ka kaluar disa momente të bukura.

Këngëtari dhe moderatorja janë shtrirë në krevatin e kësaj të fundit dhe nuk kanë munguar momentet romantike. Ata gjatë gjithë kohës kanë ndenjur duke qeshur, ku Olta Gixhari u ka thënë boll qeshën, sidomos me Maestron.

Aktorja është shprehur kështu, pasi Luizi nxori në nominim Oltën, Armaldon dhe Kristin. Teksa Kiara i tha se nuk po qesh me ta, Ejlli thotë se po qesh me ta pasi për këtë arsye i nxori në nominim.

“Unë nuk po qesh fare me Maestron. Nuk qeshim për ju. Ne jemi shumë të lumtur se jemi bashkë të përqafuar tani dhe po qeshim kot, keni ndonjë problem?”, u thotë Kiara Oltës dhe Maestros.

Ky i fundit shton se ‘nuk ka problem’ pasi mund të vijë një ditë që edhe ai do qeshë. Kiara i kthehet se maksimumi do ikë në shtëpi, ndërsa Luizi shton se ‘ai do qeshë se do jetë duke i parë nga televizori’.