Prishet “MAGJIA” mes Meghan dhe Princit Harry? Ja çfarë ka ndodhur pas lajmeve negative për Dukeshën (FOTO) – AlpeGossip
Prishet “MAGJIA” mes Meghan dhe Princit Harry? Ja çfarë ka ndodhur pas lajmeve negative për Dukeshën (FOTO)

Prishet “MAGJIA” mes Meghan dhe Princit Harry? Ja çfarë ka ndodhur pas lajmeve negative për Dukeshën (FOTO)

Princi Harry ndihet i pafuqishëm për të parandaluar të gjitha fjalët e liga për bashkëshorten e tij, Meghan Markle. Burime për “US Weekly” shprehen se ai ndihet i “humbur” dhe se kjo po ndikon edhe në marrëdhënien mes tyre!

“Thashethemet për Meghan, kanë vënë në vështirësi edhe marrëdhënien mes çiftit. Ai ndihet shumë i pafuqishëm që nuk mund të bëjë dot asgjë për të përmirësuar situatën. Ai nuk po e mban dot larg negatitivetit dhe kjo gjë po e vret. Tanimë qëllimi i tij i vetëm në këtë marrëdhënie, është të qëndrojë larg negativitetit.” –thanë burime për “Us Weekly”.

Nëse nuk e dini, Meghan Markle është cilësuar si “diktatore” dhe shumë “nevrike” në ditët e fundit në lajmet e qarkulluara në media. Madje, mes saj dhe Kate Middleton, u raportua se ka patur një debat shumë të madh përpara dasmës, duke sjellë edhe prishjen e marrëdhënies mes tyre.