ËSHTË FEJUAR? Taylor Swift kapet “MAT” me këtë detaj dhe rrjeti po “zien” (FOTO) – AlpeGossip
ËSHTË FEJUAR? Taylor Swift kapet “MAT” me këtë detaj dhe rrjeti po “zien”  (FOTO)

ËSHTË FEJUAR? Taylor Swift kapet “MAT” me këtë detaj dhe rrjeti po “zien” (FOTO)

Taylor Swift dhe i dashuri i saj, Joe Alwyn prej gati tre vitesh janë bashkë dhe më të dashuruar se kurrë.

Në fillimet e marrëdhënies së tyre ata preferuan të qëndronin sa më larg mediave dhe mesa duket kjo gjë i ndihmoi që të çonin para lidhjen e tyre.

Së fundmi fansat kanë treguar me bindje të plotë se këngëtarja dhe tekstshkruesi kanë bërë një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre duke u fejuar.

Shkak për këto aludime u bë kopertina Taylor për ‘Vogue”. Këngëtarja pozonte mjaft tërheqëse por një detaj  tërhoqi më shumë vëmendjen.

Në dorën e saj të majtë ajo mban një unazë, e cila thuhet se mund të jetë e fejesës. Nëse e zmadhon fotot shihet qartë se në dorë ajo mban një unazë, megjithatë nuk dallohet se tek cili gisht është i vendosur.

Megjithatë burime për mediat e huaja tregojnë se nuk është aspak habi që dyshja të jetë fejuar, pasi marrëdhënia e tyre ka kapur kulmin dhe të dy janë më të dashuruar se kurrë.