Rita Lati tregon ndryshimin me milioneren: Atë e lënë të gjithë burrat ndërsa unë i lë (VIDEO) – AlpeGossip
Rita Lati tregon ndryshimin me milioneren: Atë e lënë të gjithë burrat ndërsa unë i lë (VIDEO)

Rita Lati tregon ndryshimin me milioneren: Atë e lënë të gjithë burrat ndërsa unë i lë (VIDEO)

Rita Lati është një ndër aktoret më të njohura të ekranit shqiptar, e cila ka dhuruar shumë humor për publikun. Ajo është e ftuara speciale e kësaj puntate në emisionin ‘Why Not’ nga Roza Lati ku ka treguar disa situata komike për jetën e saj.

E pyetur për zgjedhjen e një pamje me flokë të shkurtra të bardha, Rita rrëfeu se kishte qëllim të bëhej si një ndër femrat më të njohura në botë, Kris Jenner që ka një pasuri marramendëse.

“Kam dashur të imitoj Kris Jenner. Të gjithë imitonin Kimin, unë imitova mamin. U trondita, ajo kishte pasur paruke, unë shkova i preva si budallackë. E hëngra këtë muhabet. Ajo në fakt ka më shumë pare dhe botoks se mua. Por unë ja marr në një gjë tjetër, atë e lënë gjithë burrat, unë i lë”, tha Rita.