2 DITË PASI DOLI NGA QELIA/ Stresi jep super lajmin: Më mirë mos ta dini (FOTO) – AlpeGossip
2 DITË PASI DOLI NGA QELIA/ Stresi jep super lajmin: Më mirë mos ta dini (FOTO)

2 DITË PASI DOLI NGA QELIA/ Stresi jep super lajmin: Më mirë mos ta dini (FOTO)

Dy ditë më parë Stresi u la i lirë pas 8 muajsh brenda në qeli. Reperi u prit me duartrokitje nga familjarët dhe miqtë jashtë dyerve të qelisë nëburgun e Fushë-Krujës.

“Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time, miqtë dhe të afërmit ditlindjen time e ndaj me ju sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira dhe të vështira. Dhurata mē e mirë qe morra për ditēlindje ishte LIRIA !! I JUAJI ARKIMED LUSHAJ (STRESI)”, shkruante reperi pas daljes.

Ditën e sotme Stresi ka deklaruar se shumë shpejt do rikthehet në muzikë. Ai ka postuar një foto nga kënga kushtuar mamasë me të cilën mori pjesë në “Kënga Magjike”, ku nuk arriti të ishte i pranishëm.

“Këtu e lashë, më mirë mos me dit vazhdimin, shihemi së shpejti”, shkruan Stresi.