“KAM QENË SHUMË I VOGËL”/ Rrëfehet Sabiani: Kur lindi Kejsi thashë Obobo (FOTO) – AlpeGossip
“KAM QENË SHUMË I VOGËL”/ Rrëfehet Sabiani: Kur lindi Kejsi thashë Obobo (FOTO)

“KAM QENË SHUMË I VOGËL”/ Rrëfehet Sabiani: Kur lindi Kejsi thashë Obobo (FOTO)

I ftuar sot tek “Rudina” ishte këngëtari shumë i dashur për publikun Sabiani së bashku me vajzën e tij bukuroshe, Kejsi. Kejsi ka trashëguar pasionin e të atit për muzikën dhe gjatë emisionit treguan më shumë për marrëdhënien e tyre.

“Kur jam bërë baba kam qenë shumë i vogël, kisha emocione dhe më dukej e çuditshme. Kur shkova në maternitet pashë fëmijët, iu afrova një fëmije që ishte shumë i bukur. Më pas pashë një tjetër që i kishte ikur koka shtrembër sepse kishte lindur e madhe, ishte Kejsi. Erdhi mamija dhe më tha: “Kjo këtu është vajza jote”. “Booo” thashë.

E nxora nga maternitetit me një batanije të bukur, të cilën e kemi ruajtur dhe e kemi edhe sot. Kur ishte e vogël ka qenë si kukull e vogël dhe donte shumë ngjyrën blu”, tregoi Sabiani.