E DINIT? Edhe pse ka përfunduar prej 18 vitesh aktorët e ‘Friends’ vazhdojnë të fitojnë shuma marramendëse – AlpeGossip
E DINIT? Edhe pse ka përfunduar prej 18 vitesh aktorët e ‘Friends’ vazhdojnë të fitojnë shuma marramendëse

E DINIT? Edhe pse ka përfunduar prej 18 vitesh aktorët e ‘Friends’ vazhdojnë të fitojnë shuma marramendëse

Edhe pse ka përfunduar prej 18 vitesh, pa llogaritur rikthimin vetëm me një episod special, seriali “Friends” vazhdon të mbetet një ndër produksionet më të kërkuar të të gjitha kohërave.

Mirëpo ajo çfarë bën përshtypje me këtë serial është se vazhdon të sjellë fitime, jo vetëm për kompaninë prodhuese, Warner Bros, por dhe për vetë aktorët në rolet kryesore.

Kur seriali xhirohej, ata kishin rënë dakord me njëri-tjetrin, që secili do paguhej një milionë dollarë për episod dhe kjo u realizua sapo u kuptua sa viral u bë seriali.

Por edhe tani pas 18 vitesh, ata vazhdojnë të përfitojnë 2% të të ardhurave që “Friends” gjeneron, edhe pse ka përfunduar.

Pra, një llogari shumë e thjeshtë, çdo aktori i shtohen 20 milionë dollarë në buxhetin personal çdo vit, vetëm nga Friends.