“NUK KALON SHUMË KOHË NË FAMILJE”/ Princi William i “pakënaqur” me të atin (FOTO) – AlpeGossip
“NUK KALON SHUMË KOHË NË FAMILJE”/ Princi William i “pakënaqur” me të atin (FOTO)

“NUK KALON SHUMË KOHË NË FAMILJE”/ Princi William i “pakënaqur” me të atin (FOTO)

Dy princat e familjes mbretërore, William dhe Harry duket se kanë një “problem” me babain e tyre, princin Charles. Në një dokumentar që do të shfaqet sot në ‘BBC One’ William dhe Harry kanë shfaqur hapur dëshirën e tyre që babai të kalojë më shumë kohë në familje. “Është diçka që po punoj fort. Do të doja që ai të kalonte më shumë kohë me fëmijët”, – ka thënë princi William.

Më tej ai ka treguar se sa herë që princi Charles qëndron në shtëpi ata kalojnë bashkë momente shumë të bukura. Ndërsa princi Harry ka shtuar se babai i tij duhet të gjejë një balancë mes jetës dhe punës dhe nipërit e mbesat e tij mund t’i falin shumë energji.