JO SHUMË NJERËZ DO TA TREGONIN/ Elvana zbulon çfarë fshihet pas fotove të saj perfekte – AlpeGossip
JO SHUMË NJERËZ DO TA TREGONIN/ Elvana zbulon çfarë fshihet pas fotove të saj perfekte

JO SHUMË NJERËZ DO TA TREGONIN/ Elvana zbulon çfarë fshihet pas fotove të saj perfekte

Elvana Gjata është një ndër artistet më të suksesshme dhe më të dashura në Shqipëri. Me shumë hite në repertor, ajo ka ditur si të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Artistja numëron fansa të shumtë në rrjetet sociale, nga ku shpesh poston foto shumë të bukura. Por ndryshe ka vendosur të bëjë ditën e sotme. Ajo na ka treguar se sa mundohet për të gjetur dritën perfekte, për të shkrepur kështu një foto të mirë.

Përmes një statusi në instagram, ajo ka postuar dy foto. Tek e para Elvana duket super bukur, teksa dielli i përkëdhel fytyrën.

Ndërsa tek fotoja e dytë artistja duket si mos më keq, për shkak se dielli këtë herë e ka penguar.

Me mimikën e çuditshme, ajo ka shkruar:”Më në fund gjeta dritën perfekte. Po ti ke foto si kjo? S’besoj,”-ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotove, dhe të gjithë u habitën me guximin e saj për të postuar një foto të tillë.