“PIANOJA LUAN VETËM”/ Aktorja e famshme “trondit” me rrëfimin: Shtëpia ime është e mbushur me fantazma – AlpeGossip
“PIANOJA LUAN VETËM”/ Aktorja e famshme “trondit” me rrëfimin: Shtëpia ime është e mbushur me fantazma

“PIANOJA LUAN VETËM”/ Aktorja e famshme “trondit” me rrëfimin: Shtëpia ime është e mbushur me fantazma

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Salma Hayek, është shfaqur së fundmi në “The Ellen DeGeneres Show”. Gjatë intervistës, ajo u shpreh se shtëpia e saj në Londër ishte e mbushur me fantazma.

Hayek tha se stafi i saj kishte kërcënuar se do të linte punën pasi kishin vënë re disa gjëra misterioze që ndodhnin në shtëpi.

“Unë nuk e pashë por, një truprojë nuk donte të punonte më atje sepse pianoja luante vetë dhe dritat ndizeshin dhe fikeshin vetë. Dyert dhe dritaret hapeshin dhe mbylleshin po vetë. Kam parë disa prej këtyre momenteve dhe gjithashtu shumë njerëz të tjerë që ishin në shtëpi me mua.“, tregoi aktorja.

Vajza 14-vjeçare e saj, Valentina, vuri në dukje se ajo i kishte parë fantazmat në disa raste. Edhe pse burri i saj mendoi se gjithçka ishte marrëzi, ajo vendosi të thërriste dikë për të larguar shpirtrat e këqij.

“Unë i thashë burrit se do të sjell dikë që mund ta kuptojë nëse diçka nuk shkon. Nëse nuk është e vërtetë, të paktën ata mund të mendojnë psikologjikisht se ka marrë fund. Kështu që ai erdhi dhe fillon të kalojë nëpër shtëpi dhe tha se këtu është një grua e vjetër dhe një fëmijë. Të gjithë u tmerruan sepse gjeti 20 fantazma.”, tha aktorja.