HABIT EGLA HARXHI/ Do e bëjmë Libofshën si Ibiza, ja miliarderët që po na ndihmojnë (FOTO) – AlpeGossip
HABIT EGLA HARXHI/ Do e bëjmë Libofshën si Ibiza, ja miliarderët që po na ndihmojnë (FOTO)

HABIT EGLA HARXHI/ Do e bëjmë Libofshën si Ibiza, ja miliarderët që po na ndihmojnë (FOTO)

Ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi dhe fotografi Alexander de Basseville janë kthyer në një nga dyshet më të komentuara muajit e fundit në media dhe kjo jo vetëm për jetën e  tyre private dhe ardhjen në jetë të djalit, por edhe për planin që kanë për Principatën e  Libofshës dhe përmirësimin e politikave në Shqipëri.

Së fundmi, Egla ka dhënë një intervistë për “Panorama Plus “ku ka rrëfyer shumë nga jeta dhe ka zbuluar se së shpejti do ta kthejnë Libofshën në Ibiza dhe se për këtë plan shumë miqtë të tyre miliarderë po i ndihmojnë.

“Shumë miq tanë miliarderë, të cilët sot, mbas një pasurimi kolosal, po i bëjnë pyetjen vetes se ku po shkojmë si shoqëri, ata vetë i janë kthyer një stili jetese ku nuk besojnë më te konsumi eksesiv që po shkatërron planetin. Ata janë gati të ndjekin Alexander symbyllazi në këtë projekt sepse vërtet besojnë te vizioni që ai ka. Kur ka shkuar për herë të parë në Ibiza për të investuar, ishte një ishull që nuk kishte asgjë sepse në atë kohë vendi ku të gjithë shkonin ishte Saint Tropez. Askush nuk kishte besim tek Ibiza. Por shikoni Ibiza sot. Kur dëgjoj nga miqtë e tij që e kanë ndjekur për vite, të njëjtën gjë ka bërë në; Tulum, Goa, Bali, Punta del Este.”

“Sot janë vendet më atraktive në botë. Duke parë zhvillimin që këto vende kanë pasur në sajë të aktiviteteve që ka krijuar, si për shembull; “Full moon party” në Goa ka sjellë një komunikim dhe marketing të jashtëzakonshëm. Ndaj “jet seti” internacional e di që kur ai zgjedh një vend, ai vend kthehet në një model suksesi. Shumë prej tyre kanë propozuar të sjellin në Libofshë madje dhe luanë ose specie, të cilat janë në zhdukje sot, dhe plani është që të krijohet një rezervë natyrore me varietete speciesh të florës dhe faunës për t’i mbrojtur. Ne do të vendosemi brenda këtij viti atje në një vend që nuk do e bëjmë publik, për momentin. Kjo kohë deri tani ka qenë periudhë përgatitore, studimi, analizimi dhe strukturimi. Tani jemi gati për aksion!”, ka përfunduar ajo.