STUDIMI/ Aborti spontan, në 50% të rasteve fajin e kanë meshkujt – AlpeGossip
STUDIMI/ Aborti spontan, në 50% të rasteve fajin e kanë meshkujt

STUDIMI/ Aborti spontan, në 50% të rasteve fajin e kanë meshkujt

Aborti spontan në disa raste mund të ndodhë për shkak të meshkujve. Mund të duket e çuditshme, por ky është përfundimi i një studimi të mirëfilltë shkencor.

Imperial Collge of London ka kryer një hulumtim shkencor, i cili arriti në konkluzionin se partnerët e grave që kanë pasur disa aborte spontane paraqesin dëmtime të ADN-së.

Abort spontan konsiderohet çdo abort që ndodh pa arsye të jashtme brenda 180 ditëve të para të shtatzënisë. Pjesa më e madhe e aborteve spontane ndodhin gjatë tremujorit të parë.

Rreth gjysma e këtyre aborteve mendohet se kanë shkak pikërisht ADN-në e baballarëve.

Ndërkohë, gjysma tjetër ndodh për shkaqe si: anomalitë strukturale në aparatin riprodhues të femrës, problemet hormonale dhe sëmundjet autoimune.

ADN-ja e spermatozoideve

Studiuesit në Londër kanë hulumtuar cilësinë e spermës mashkullore në lidhje me abortin spontan. Për ta bërë këtë ata përfshinë në studim 50 burra, partneret e të cilëve kishin pasur të paktën 3 aborte spontane para 20 javëve të para të shtatzënisë.

Duke analizuar ADN-në e spermës, shkencëtarët zbuluan se materiali gjenetik ishte të paktën dy herë më i dëmtuar në krahasim me atë të spermës nga burrat, partneret e të cilëve nuk kishin pasur kurrë aborte spontane.

Studimi gjithashtu tregoi se në këta individë, nivelet e radikaleve të lira të oksigjenit – veçanërisht molekulat reaktive që dëmtojnë ADN-në – ishin katër herë më të larta se normalja, një fakt shumë i rëndësishëm që lidhet drejtpërdrejt edhe me mbipeshën.

Obeziteti gjithashtu prej kohësh njihet si shkak i mundshëm i infertilitetit, si pasojë e një prodhimi të shtuar të radikaleve të lira