KUR DËSHIRON TË BËHET NËNË ILDA BEJLERI? Moderatorja seksi zbulon planet e së ardhmes për jetën private – AlpeGossip
KUR DËSHIRON TË BËHET NËNË ILDA BEJLERI? Moderatorja seksi zbulon planet e së ardhmes për jetën private

KUR DËSHIRON TË BËHET NËNË ILDA BEJLERI? Moderatorja seksi zbulon planet e së ardhmes për jetën private

Moderatorja Ilda Bejleri është rikthyer në ekran me një projekt të ri, i cili nuk ka të bëjë me sportin, por me baletin. Gjatë një interviste për “ABC e pasdites”, Ilda tha se nuk e ka pasur fare në pikëpyetje nëse duhej ta pranonte një ftesë të tillë, sepse baleti është një ndër fushat ku e gjen veten.

Meqënëse emisioni që do të drejtojë ka të bëjë me nënat dhe fëmijët e tyre, moderatorja seksi tregoi planet e saj për të sjellë në jetë një fëmijë.

“Vjen një moment që çdo njeri e projekton veten për fazat e jetës. Të jesh mami është një gjë shumë e bukur, sidomos në momentin e duhur dhe aty ku ndjehesh e plotësuar.

Pse jo… unë nuk kam qenë kurrë kundër, unë gjithmonë jetën e kam marrë me faza dhe me hapat që ofrohen, në sensin që çdo moshë ka bukurinë e saj dhe ofron surprizat e veta,”- u përgjigj ajo.

Bejleri zbuloi gjithashtu se nuk ka hequr dorë nga sporti, kur tha:

“Nëse një projekt i bukur pastaj kthehet me sportin, pse jo, unë do jem sërish pjesë. Midis sportit dhe baletit shoh shumë ngjashmëri se edhe aty konkurrenca është shumë e madhe. Nëse futem në sport futem për një gjë tërësisht profesionale dhe rikthehem ashtu siç kam qenë dikur”.