BORA I KTHEN VARSEN DONALDIT? Aktori publikon videon pas deklaratës së fortë: Do e lë krenarinë time… – AlpeGossip
BORA I KTHEN VARSEN DONALDIT? Aktori publikon videon pas deklaratës së fortë: Do e lë krenarinë time…

BORA I KTHEN VARSEN DONALDIT? Aktori publikon videon pas deklaratës së fortë: Do e lë krenarinë time…

Donald Veshaj vazhdon të marrë vëmendje për historinë e tij me Bora Zemanin dhe këtë herë temë diskutimi është bërë varsja e tij e famshme.

Ditën e djeshme aktori i humorit theu heshtjen për herë të parë që pas daljes nga “Big Brother VIP”. Në një postim në Instagram ai shkruante se ka mbyllur porta që nuk duhet t’i kishte hapur kurrë referuar lidhjes me Beatrix. Më tej shprehej se i ka kërkuar falje Borës dhe se po pret që me ndihmën e diellit dhe kohës “Bora të shkrihet”.

“Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe ta kem mundësinë të jua kthe’’, -shkroi mes të tjerash ai.

Pak orës pas kësaj deklarate Donaldi postoi një video ku vinte në pah trupin e tij pa bluzë, teksa mbante varsen që ia dhuroi Borës. Këtë video aktori e shoqëroi me këngën “Say something” teksti i të cilës thotë: “Thuaj diçka, po dorëzohem para teje”. Teksa në videon e Donaldit është pjesa ku thuhet: “Dhe unë do të gëlltisë krenarinë time/ Ti je ajo që dua” Mesa duket tashmë Bora ia ka kthyer varsen aktorit.

Ishte një nga momentet më të komentuara ai kur Donaldi i dhuroi prezentueses nga shtëpia e famshme varësen e tij për 3 vjetorin e lidhjes. Ai e hodhi nga muri i oborrit bashkë me një pako biskotash në mënyrë që Bora ta merrte kur të shkonte në punë të nesërmen.

Dhe ashtu ndodhi. Bora e mori dhuratën dhe e vendosi varsen derisa Donaldi u lidh me Beatrix.

Javët e fundit është aluduar se Bora dhe Donaldi do jenë protagonistë në një film. Moderatorja është shfaqur krah regjisorit Erion Bubullima dhe ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka thënë asgjë, pamjet e dyshes në Vjenë, (aty ku jeton edhe regjisori) mjaftojnë për të aluduar ç’po ndodh.

Thuhet se regjisori Bubullima kishte në plan të realizonte një film ku do të luanin binjakët Veshaj. Krejt papritur, shohim edhe Borën me të. Sikur mos të mjaftonte kjo prej ditësh flitet se Bora dhe Donaldi kanë qenë bashkë në Vjenë.

Po ashtu në Internet qarkulloi një video që tregonte se makina e Donaldit ndodhej poshtë shtëpisë së Borës, duke lënë të kuptohet se ata janë takuar, ose pasi janë ribashkuar ose për tu sqaruar. Për më tepër, Bora ndjek në Instagram nënën e Donaldit dhe ‘follow’ ia ka bërë së fundmi pasi ajo sapo e ka hapur faqen e saj në këtë rrjet social.

Ndoshta gjërat mes tyre kanë avancuar më shpejt seç tregojnë rrjetet sociale.