Tallën Luana Vjollcën: Besa Kokëdhima i del në mbrojtje dhe u mbyll gojën të gjithëve – AlpeGossip
Tallën Luana Vjollcën: Besa Kokëdhima i del në mbrojtje dhe u mbyll gojën të gjithëve

Tallën Luana Vjollcën: Besa Kokëdhima i del në mbrojtje dhe u mbyll gojën të gjithëve

Luana Vjollca së fundmi ka qenë kryefjala e mediave rozë, nga çështje të rëndësishme si marrëdhënia me të dashurin Krenar Çoçaj, ashtu edhe për detaje të vogla.

Së fundmi, moderatorja e njohur është tallur nga disa portale për një detaj që është vënë re gjatë postimeve të saj në Instagram.

Arsyeja ka qenë përdorimi i syzeve “ekstravagante” në resortin e skiimit ku Luana ndodhet së bashku me motrën e saj Marinën.

Vetë moderatorja ka zgjedhur të mos reagojë në lidhje me lajmin në fjalë, por këngëtarja Besa Kokëdhima duket se nuk ka rezistuar dot pa i bërë një replikë mediave që kanë publikuar artikullin në fjalë.

Ju e dini që syzet janë të domosdoshme në borë, apo jo?! Keni dëgjuar ndonjëherë që reflektimi i rrezeve të diellit dëmton sytë?”-ka shkruar këngëtarja e njohur, duke u mbyllur gojën të gjithëve.