Me këtë trend të vathëve nuk do të duam ti lëshojmë kurrë flokët – AlpeGossip
Me këtë trend të vathëve nuk do të duam ti lëshojmë kurrë flokët

Me këtë trend të vathëve nuk do të duam ti lëshojmë kurrë flokët

Trendi i zemrës ka kaluar nga rrobat te aksesorët dhe të gjitha jemi shumë të dhëna pas tij. Që në fillim të këtij viti, francezet na treguan se vathët me zemër janë kaq fantastikë dhe një dashuri me shikim të parë.

Pavarësisht se zgjidhni një palë vathë me formën e zemrës apo që e ka dizajnin e saj diku, duhet të bëhuni gati që t’i mbani flokët gjithmonë të kapura.

 

Vathët e ndryshëm vazhdojnë të jenë të preferuarat tona. Dhe mbi të gjitha mund të bëheni kursimtare, pasi me një palë vathë mund të krijoni 3 stile të ndryshme.

 

Mund të zgjidhni që t’i mbani vathët “Mine” nga “Swarovski” nga ana e lëmuar ngjyrë të kuqe, ose nga ana tjetër, e mbuluar me gurët ciklaminë. Kur t’i vendosni zgjidhni modelin e flokëve të lagura dhe të kaluara pas veshit.

 

Në varësi të veshjes apo gjendjes suaj, mund të zgjidhni që të mbani vetëm gurët, apo të vendosni shtesën me detajin e zemrës.

Vathët “Love” i përshtaten çdo kombinimi, thjesht imagjinojini me një xhaketë dhe flokët e kapur bishtalec.

Nëse jeni të tërhequra më shumë nga ngjyra e florinjtë, atëherë zgjidhni këtë version të vathëve “Mine”.

 

Të gjitha do të biem në dashuri me këto vathët rrethor kaq romantik. Kristalet e bardha dhe zemra e vogël ciklaminë të “Love” ofrojnë shkëlqimin e parezistueshëm të “Swarvoski”-t. Mjafton të vishni një pulovër dhe xhinse të ngushta, në mënyrë që vëmendja të jetë te vathët.