ME GOTA VERE DHE DHE TË BUZËQESHUR/ Kejsi shfaqet krah babait të Stresit (FOTO) – AlpeGossip
ME GOTA VERE DHE DHE TË BUZËQESHUR/ Kejsi shfaqet krah babait të Stresit (FOTO)

ME GOTA VERE DHE DHE TË BUZËQESHUR/ Kejsi shfaqet krah babait të Stresit (FOTO)

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, djali i njërit prej eksponentëve të Partisë Demokratike, Sali Lushajt prej disa ditësh është vënë në qendër të vëmendjes, pasi u arrestua nga policia. I njohuri me emrin e artit ‘Stresi’, reperi u prangos nga FNSH në një hotel në zonën e Linzës, në periferi të Tiranës.

Në pamjet e publikuara nga policia duket momenti kur prangoset reperi i shtrirë mbi krevat dhe i zhveshur. Stresi ndodhej në shoqërinë e një vajze 20-vjeçare në momentin e arrestimit, e cila u morën në pyetje nga polica, por më pas u la e lirë. Duke qenë se reperi është i martuar me Kejsin prej disa muajsh, u mendua se kjo çështje do të ndikonte në marrëdhënien e tyre por nuk ndodhi kështu. Vetëm para dy ditësh Kejsi bëri një deklaratë me anë të një fotoje të postuar në rrjetin social Instagram, ku sqaronte se mbështeste atë dhe familjen e tij.

Ndërkohë e reja vazhdon ta tregojë mbështetjen e saj krah familjes Lushaj dhe këtë gjë e ka treguar me anë të një fotoje që ka publikuar sot krah vjehrrit të saj, Sali Lushajt. Kejsi shihet e buzëqeshur krah tij dhe nga fotoja duket se ata po konsumojnë një drekë, dhe po shijojnë disa gota verë. Sali Lushaj njihet si një prej bashkëpunëtorëve më të afërt dhe më besnikë të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Madje ka qenë truprojë e këtij të fundit, në kohën kur ishte President.