Dikur milte lopë sot di 6 gjuhë/ Modelja shqiptare flet për jetën në fshat (FOTO) – AlpeGossip
Dikur milte lopë sot di 6 gjuhë/ Modelja shqiptare flet për jetën në fshat (FOTO)

Dikur milte lopë sot di 6 gjuhë/ Modelja shqiptare flet për jetën në fshat (FOTO)

Ajo është sot një nga modelet shqiptare më të famshme, që ka qenë pjesë e kopertinave më të njohura të revistave botërore, “Vogue”dhe “Elle”.

Por për Emina Cunmulaj, suksesi nuk ka qenë aq i lehtë. Ajo tregoi në një intervistë për “Xing me Ermalin”, se dikur ka mjelë edhe lopë.

Emina ka lindur në SHBA, dhe pas disa viteve aty është kthyer në vendlindjen e prindërve, në fshat. Modelja tregoi se gjatë moshës 11-12 vjeçare i është dashur të mjelë lopë si pjesë e punëve të fshatit që bënte gjithkush.

“Gjithmmonë thoja: A do të vijë ajo ditë që të iki, mos tua ndiej erën lopëve”, u shpreh Emina.

Emina e cila sot jeton në SHBA me bashkëshortin miliarder dhe dy vajzat, tregoi se sot di 6 gjuhë, përfshi shqipen.

Ajo ka dalë 15 vjeçe nga shtëpia për të ndjekur ëndrrat.