“Adhuroj gatimet e mamit”, Elvana “fëlliqet keq” nga detaji në dokumentarin e saj – AlpeGossip
“Adhuroj gatimet e mamit”, Elvana “fëlliqet keq” nga detaji në dokumentarin e saj

“Adhuroj gatimet e mamit”, Elvana “fëlliqet keq” nga detaji në dokumentarin e saj

Këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer në vendlindje pas një mungese prej më shumë se një viti në skenën shqiptare.
Me rastin e 31-vjetorit, ajo organizoi një koncert recital me 100 të ftuar të përzgjedhur, ndërsa në “Top Channel” u shfaq një dokumentar kushtuar jetës së saj personale dhe profesionale.

Duke treguar detaje nga jeta e saj, Elvana tregoi se miqtë e ngushtë e thërrisnin Ela, dhe se është shmë e lidhur me motrën e saj.

Por gjatë këtij transmetimi një detaj i ka shpëtuar syrit të realizuesve.

Elvana ka zbuluar se ushqimet e preferuara janë ato që gatuan e ëma, shkruan Story.

Mirëpo ndërsa tregon se si nëna e Elvanës shtron tavolinën dhe momentin e gatimeve, mbi banakun e kuzhinës shihen pakot e ushqimeve, që duket se janë të porositura dhe jo të gatuara në shtëpi.

Ndërsa në dy fotot e dyta ndërkohë që futet në skenë Elvana, pra kur hyn në kuzhinë, ushqimet janë në tavolinë dhe presupozohet se janë gatuar nga mami Elvanës.

Me sa duket stafi nuk e ka kapur që po tregonte dorën e shefit të kuzhinës së ndonjë restoranti, dhe jo atë të mamit të Elvanës.

Koncerti i këngëtares, rikthimi dhe fjalimi i saj paratë ftuarve ka ngjallur debate dhe kritika të shumta për Elvanën. Një prej deklaratave të saj u interpretua sikur Elvana hodhi poshtë gjithë bashkëpunimin e shumë viteve me Flori Mumajesin, me të cilin është përfolur gjatë për një lidhje. Gjithashtu kritika pati edhe për mënyrën se si u këndua “live” apo “playback”.