Del videoklipi i ri i Rita Orës, kënga që shkaktoi debate me LGBT (VIDEO) – AlpeGossip
Del videoklipi i ri i Rita Orës, kënga që shkaktoi debate me LGBT (VIDEO)

Del videoklipi i ri i Rita Orës, kënga që shkaktoi debate me LGBT (VIDEO)

“Girls” thyen kufijtë. “Dua vetëm të puth vajza” shkruhet nën rreshtat e tekstit të këngës më të fundit të Rita Orës, publikuar pak orë më parë, një bashkëpunim me shqiptaren tjetër Bebe Rexha, Cardi B dhe Charlie XCX, një projekt që ka ngritur edhe një stuhi komentesh, sidomos për vet Ritën.

Teksa 27-vjeçarja shqiptare po shijon disa ditë pushimi në Itali me të dashurin e saj, tabloidët në mbarë botën komentojnë jo vetëm tekstin, por edhe videoklipin e këngës “Girls”, pas deklaratave të Ritës se është biseksuale.

Vet Rita, që prej publikimit të versionit audio të këngës, tha se ajo mund të kuptohet në disa përmasa dhe klipi e tregon qartë se është një dedikim për dashurinë mes vajzave. Në klip nuk mungojnë as skenat e nxehta e provokuese mes 4 këngëtareve të famshme.

Tabloidët britanikë shkruajnë se kënga i dedikohet modeles dhe aktores Cara Delevingne, pasi më shumë sesa një herë, vet Rita Ora ka lënë të nënkuptohet se janë më shumë se mike me njëra-tjetrën.

Cara dhe Rita, disa vite më parë ishin të pandashme, madje sipas “The Sun”, këngëtarja me origjinë shqiptare e ka quajtur modelen biseksuale “gruan” e saj. Edhe gjatë regjistrimit të këngës, Rita është shprehur se muza e saj për “Girls” ishte pikërisht Cara.

Gjithashtu, në tekst përmendet edhe tatuazhi i një luani, që Cara e ka tatuazhuar në gishtin e saj tregues në vitin 2013. Edhe pse marrëdhënien mes tyre, Rita dhe Cara asnjëherë nuk e publikuan, këtë herë muzika duket se flet vet.