Nga “gangstere” në Miss Universi/ Kush është vajza që u shpall më e bukura e Shqipërisë…(FOTO) – AlpeGossip
Nga “gangstere” në Miss Universi/ Kush është vajza që u shpall më e bukura e Shqipërisë…(FOTO)

Nga “gangstere” në Miss Universi/ Kush është vajza që u shpall më e bukura e Shqipërisë…(FOTO)

Trejsi Sejdini është fituesja e kurorës së Miss Universe Albania 2018. Ajo do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në kompeticionin e bukurisë që do të organizohet në Amerikë. Po emri i saj nuk është i panjohur më median rozë, pasi vajza njihet ndryshe dhe me pseudonimin ‘’gangsterja e Elbasanit”.

Para disa vitesh ajo u bë e njohur pas një video ku shfaqej duke rrahur një djalë, së bashku me një grup miqsh të saj. Nga tre vajzat që mbetën në fund të garës, vendin e dytë e mori Irene Dama, ndërsa e treta u rendit Ajli Hoxhaj.

Të gjitha kanë punuar për 3 muaj për të arritur në Finalen e Madhe, ndërsa Trejsi Sejdini do nisë përgatitjet për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Miss Universe.