“KAM KËNDUAR TEK…”/ Fifi sapo na tregoi ku ka punuar për herë të parë dhe shuma që është paguar (FOTO) – AlpeGossip
“KAM KËNDUAR TEK…”/ Fifi sapo na tregoi ku ka punuar për herë të parë dhe shuma që është paguar (FOTO)

“KAM KËNDUAR TEK…”/ Fifi sapo na tregoi ku ka punuar për herë të parë dhe shuma që është paguar (FOTO)

Të gjithë personazhet që kanë arritur shumë në jetë kanë punuar fort për të mbërritur këtu ku janë sot. Pjesa më e madhe e tyre janë mjaftuar me pak në fillim, duke kërkuar si fillim eksperiencën e më pas fitimin. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Fifin vite më parë.

Këngëtarja ka treguar sot gjatë një bisede me ndjekësit se në fillimet e saj është paguar nga 10-35 euro për performancat që ofronte në lokalet e Prishtinës. Ndonëse pagesa ka qenë kaq e ulët, ajo shprehet se atëherë ndjehej njeriu më me fat në botë që i jepej mundësia të punonte e të fitonte para me djersë.

“Kam kënduar te...”/ Nuk do ta besoni sa është paguar

“16 vjeçe dhe kam kënduar në kafet e vogla në Prishtinë. Herë me kitarë, herë me tastierë dhe më e  bukura është që ka pas raste kam marrë 10 euro për performancën e më shumë 35 euro në atë kohë. Dhe ndjehesha njeriu më me fat në botë se po e fitoja me djersë”, është përgjigjur Fifi teksa është pyetur se kur ka nisur punë për herë të parë.