Antonela Berisha është një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen” më të ndjekura dhe të komentuara në rrjetet sociale. Pas daljes nga programi i dashurisë, ajo u bë pjesë e emisionit “Top Arena” në Top Channel.
Së fundmi, ajo ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit, të cilëve u ka dhënë të drejtën që t’i bëjnë pyetje të ndryshme. Antonela nuk ka nguruar që t’u kthejë përgjigje të gjitha pyetjeve që fansat ishin kuriozë të dinin.
Pjesë nga biseda e Antonelës me ndjekësit e saj në “Instagram”.
A je lidhur me Mevlan Shabën se na vdiqe o gocë?
Një nga 1 milion pyetjet. Jo
Ëmbëlsira e shqiptarisë. A je me dikë në lidhje, edhe pse s’ka djalë për të?
Nuk besoj se do flas ndonjëherë për jetën time private.
Në qoftë se do të jepej mundësia me u bashku me ndonjërin nga për’puthen kush do ishte?
Tash që i njoh mirë, asnjëri! Biles jam penduar që ju kam dhënë aq rëndësi disa personave që se kanë merituar fare dhe nuk e kam vetëm për Mevlanin.
A ke ndonjë foto me Mevlanin që se kemi parë. Në qoftë se s’ke, vendos një që ke
Këtu kur isha me nerva dhe më merrte me të mira duke më bërë foto.
A jeni pajtuar me Ledjanën, a keni komunikuar pas Për’puthen për ndonjë sqarim?
S’besoj se kemi shkuar mirë ndonjëherë se në këtë foto. S’do ketë asnjë sqarim dhe asnjë raport më shumë. Gjithçka është mbyll në program.