“FJALËS DIVA PO I VJEN ZOR DUKE PARË…”/ Thumbon Isli Islam (FOTO) – AlpeGossip
“FJALËS DIVA PO I VJEN ZOR DUKE PARË…”/ Thumbon Isli Islam (FOTO)

“FJALËS DIVA PO I VJEN ZOR DUKE PARË…”/ Thumbon Isli Islam (FOTO)

Isli Islami bën pjesë ndër moderatorët më aktivë në rrjete sociale dhe shpesh zgjedh që në forma të ndryshme të përcjellë mesazhe tek ata që e ndjekin. Së fundmi ai ka bërë një koment paksa ironik, që duket se thumbon vajzat që e konsiderojnë veten si ‘Diva’. Sipas tij kjo fjalë po përdoret edhe nga ata persona që nuk e meritojnë.

“Fjala ‘Diva’ mori në telefon dhe kërkoi që mos ta përdorni më. I vjen zor dhe nga vetja duke parë sa pa kriter po e përdorni. Hajde me xhaxhin se keni ca kohë që po e ekzagjeroni dhe s’ju kemi ngacmuar se menduam që do bënit kthesë vetë”, – ka shkruar moderatori në ‘Instagram’.

Isli ka zgjedhur që të mos ja adresojë ndokujt në veçanti, por mesazhi duket mjaft i qartë.