DJALË APO VAJZË? Dafina Zeqiri zbulon se është shtatzënë (FOTOT) – AlpeGossip
DJALË APO VAJZË? Dafina Zeqiri zbulon se është shtatzënë (FOTOT)

DJALË APO VAJZË? Dafina Zeqiri zbulon se është shtatzënë (FOTOT)

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një moment emocionues. Ajo ka zbuluar se është në pritje të ëmbël, së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Dafina ka publikuar disa fotografi ku tregon edhe barkun e saj të rrumbullakosur. Zeqiri ka ndarë gjithashtu edhe detaje të tjera për foshnjën që po pret, duke zbuluar se është djalë.

Në përshkrimin e postimit, këngëtarja ka falënderuar klinikën që po kujdeset për shëndetin e saj dhe shtoi se ka zgjedhur të lindë në Kosovë, vend që do të bëhet edhe vendlindja e djalit të saj. Kjo vendim ka ardhur pavarësisht mundësisë për të lindur në Suedi, atdheun e saj.

“Kam vërtetuar se në Kosovë mund të ndjehesh e sigurt për trajtimet shëndetësore, dhe për këtë arsye kam vendosur që të lind këtu, edhe pse mund të kthehesha në Suedi për të realizuar lindjen”, ka shkruar ndër të tjera Dafina Zeqiri.

Kujtojmë se ky është fëmija i parë që Dafina dhe bashkëshorti i saj, sipërmarrësi Kreshnik Gjergji, presin së bashku. Ata u martuan në tetor të vitit të kaluar dhe tani po shijojnë këtë periudhë të veçantë të pritjes së fëmijës.