“Kur don të bëjë dasëm fukarai, çahet daullja”! Fitoi 1 milion dollar në llotari, por zbulon gjëmën – AlpeGossip
“Kur don të bëjë dasëm fukarai, çahet daullja”! Fitoi 1 milion dollar në llotari, por zbulon gjëmën

“Kur don të bëjë dasëm fukarai, çahet daullja”! Fitoi 1 milion dollar në llotari, por zbulon gjëmën

Të fitosh 1 milion dollarë pas një jetë të tërë me mundime dhe varfëri dhe të mos i gëzosh dot asnjë ditë! Kjo është historia tragjike që i ka ndodhur një amerikani 51 vjeçar, i cili ndërroi jetë tre javë pasi fitoi një lotari të tipit “gërvisht dhe fito”. Duke përfituar nga paratë e fituara papritur, burri i quajtur Donald Savastano, la takim me një mjek i cili e diagnostikoi me një kancer të stadit të katër.
donald

Në fillim të këtij vitit Donald fitoi një lotari prej 1 milion dollarësh, por në 26 janar, plot 23 ditë pasi fitoi shumën e paimagjinueshme për të, ai ndërroi jetë.

Duke mos pasur sigurime shëndetësore, burri pasi mori paratë, përfitoi që të shkonte tek mjeku për një kontroll, por atje e priti gjëma. Doktori e njoftoi se ai ishte i prekur nga një kancer në stadin e katër në mushkëri dhe në tru.

Një epilog tragjik ky për Donald Savastanon, i cili paratë e fituara i kishte parë si fillimin e një jete të dytë.

Vetë Donald për median amerikane ABC7 në 3 janar kishte deklaruar:

Kjo lotari do më ndryshojë jetën. Do të blej një kamion të vogël të ri, do të paguaj borxhet, do të bëj disa pushime dhe me pjesën tjetër do të pleqëroj, pasi nuk përfitoj pension.”
Fatkeqësisht, ai pati të drejtë. Bileta i ndryshoi jetën, por vetëm për pak kohë, pasi së paku i dha mundësi që ditët e fundit të jetës t’i kalonte denjësisht nën kujdes shëndetësor.