“SI DUROVE KUR MELISA DILTE NË TAKIM ME TË TJERËT?” Andi revoltohet: Asnjë gjë nuk është i vërtetë… – AlpeGossip
“SI DUROVE KUR MELISA DILTE NË TAKIM ME TË TJERËT?” Andi revoltohet: Asnjë gjë nuk është i vërtetë…

“SI DUROVE KUR MELISA DILTE NË TAKIM ME TË TJERËT?” Andi revoltohet: Asnjë gjë nuk është i vërtetë…

Melisa dhe Andi kanë rezultuar deri më tani një nga çiftet më jetëgjatë të “Për’puthen”. Historia e tyre e dashurisë lindi brenda në program me pëlqim të ndërsjellë dhe u finalizua jashtë me një lidhje, që tashmë është konsoliduar.

Prej kohësh Melsia dhe Andi kanë nisur edhe bashkëjetesën dhe deri më tani duken shumë të lumtur bashkë. Ata i shohim kudo vetëm me njëri-tjerin dhe madje këto kohë është vënë re se janë shkëputur disi nga jeta publike.

Ata nuk shihen shpesh në shoqërinë e ish-konkurrentëve të “Për’puthen”, duke shijuar në maksimum vetëm njëri-tjetrin.

Së fundmi, Andi ka realizuar një bisedë viruale me ndjekësit në “Instagram” ku mes tjerash ai u pyt se si e duron faktin që Melisa dilte me të tjerë në program pasi ai kishte dalë nga aty.

Mesa duket kjo pyetje e ka revoltuar Andin, i cili ka vendosur që të tregojë të vërtetat e tij në lidhje me formatin e dashurisë.

“Sepse njerëz të dashur dhe ti djalë apo vajzë e dashur, asnjë gjë nuk është i vërtetë nga ai emision çdo gjë është fallco kaq një gjë se kuptoni? Pse jemi ne çifti i vetëm që kemi dalë nga ai emision dhe kemi rezistu akoma dhe u përputhëm jashtë”, tha Andi me një ton zëri të lartë dhe mesa duket këto pyetje e kanë mërzitur dhe lodhur shumë ish-konkurrentin