JONIDA MALIQI BËHET NOSTALGJIKE/ Publikon VIDEON e 17 vite më parë: Nuk kam faj… – AlpeGossip
JONIDA MALIQI BËHET NOSTALGJIKE/ Publikon VIDEON e 17 vite më parë: Nuk kam faj…

JONIDA MALIQI BËHET NOSTALGJIKE/ Publikon VIDEON e 17 vite më parë: Nuk kam faj…

Jonida Maliqi është një ndër këngëtaret shumë të dashura për publikun, e cila ka filluar karrierën e saj që në moshë të vogël.

Ishte pjanistja Nora Cashku që e dëgjoi për herë të parë në autobusin e unazës teksa po këndonte një këngë të Parashqevi Simakut, e cila u bë nxitësja që vitin që vijoi e ëma ta regjistronte në konkursin e shkollës së muzikës “Dëshmorët e Lirisë”. Jonida studioi aty për katër vjet violinë dhe më pas sukseset e saj nuk patën të ndalur.

Së fundmi, këngëtarja është kthyer pas në kohë duke kujtuar me nostalgji periudhën para 17 vitesh teksa këndonte këngën e saj të njohur “Nuk kam faj që robëroj”, të cilën e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

VIDEO

Kujtojmë se ditën e djeshme, Jonida Maliqi festoi ditëlindjen e saj të 38-të.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau me ndjekësit disa poza ku tregoi se kishte udhëtuar drejt Turqisë për ta festuar këtë ditëlindje. Jonida u shfaq në krye të tavolinës duke shijuar ushqimin, teksa priti urimet e të gjithëve.

Këngëtarja s’e tregon fare moshën që ka dhe duket ende si në fillim të të 20-ave të saj, teksa ruan ende freskinë e kësaj moshe.

Në InstaStory, Jonida ndau edhe një foto ku tregonte karakteristikat e të lindurve në datën 26 të muajit Mars.

“26 Marsi është dita e integritetit. Njerëzit e lindur më 26 Mars kanë pafajësinë dhe spontanitetin e një fëmije.”- shkruhej në foto.