"NUK DI SI E GJEN FORCËN..."/ Aurela Gaçe na prezanton me gjyshen dhe emocionon me fjalët e saj (FOTO) - AlpeGossip
“NUK DI SI E GJEN FORCËN…”/ Aurela Gaçe na prezanton me gjyshen dhe emocionon me fjalët e saj (FOTO)

“NUK DI SI E GJEN FORCËN…”/ Aurela Gaçe na prezanton me gjyshen dhe emocionon me fjalët e saj (FOTO)

Aurela Gaçe është vazhdimisht aktive në rrjete sociale dhe nuk ngurron që herë pas here t’i njohë ndjekësit edhe me njerëzit e saj më të afërt.

Së fundmi këngëtarja na ka prezantuar edhe me gjyshen dhe pak me historinë e jetës së saj. Aurela ka rrëfyer se gjyshja e saj ka rritur 11 fëmijë dhe jeta nuk ka qenë aspak e lehtë për të.

Pavarësisht gjithë problemeve që ka kaluar, këngëtarja ka treguar se habitet shumë me forcën e saj që ka mundur të përballojë gjithçka. “Shumë i panë sytë e akoma qëndron…gjyshja ime e mirë e dhimbsur e fortë.

Mes varfërisë rriti 11 fëmijë, 2 prej tyre, të rinj, brenda dy vitesh i pa të treteshin nga sëmundja e këtij shekulli.

Nuk di si e gjen forcën nëna të vazhdojë jetën pasi humb fëmijët. Zot jepu fuqi nënave që përballen me këtë dhimbje. 3 ditë përpara e vizitova dhe forca e saj më lë pa fjalë”, – ka shkruar Aurela bashkangjitur fotos së gjyshes së saj.

Të gjitha nënat janë një shembull për fëmijët, por mesa duket për Aurelën më shumë se në shembull, është frymëzim për t’i bërë ballë çdo sfide në jetë.