DO TË HABITENI SE CILA ËSHTË/ Irma Libohova zbulon emrin e rivales të saj në festivalet e RTSH – AlpeGossip
DO TË HABITENI SE CILA ËSHTË/ Irma Libohova zbulon emrin e rivales të saj në festivalet e RTSH

DO TË HABITENI SE CILA ËSHTË/ Irma Libohova zbulon emrin e rivales të saj në festivalet e RTSH

Këngëtarja e njohur Irma Libohova mori pjesë gjatë mbrëmjes së sotme në spektaklin e muzikës ‘Këndo këngën time’.

E pyetur nga moderatori Ardit Roshi përsa i përket rivalitetit që këngëtarja ka patur me ndonjë këngëtare tjetër gjatë viteve në skenë, Libohova ka pohuar se nuk e përcaktonin këngëtarët rivalitetin mes tyre por dëgjuesit. Sipas saj gjatë viteve 80’ në Festivalin e Këngës konkurrenca e cila ishte e shëndetshme, njerëzit e kishin përcaktuar me këngëtaren e njohur Parashqevi Simakun.

‘Pa rivalitet nuk ecën bota përpara, konkurrenca ka qenë edhe atëherë jo në këto nivele kaq të ashpra, kaq të egra, kaq të dukshme. Nëse këngëtarët kanë bërë hite ky është rivaliteti dhe sfida më e madhe dhe mendoj që duhet të kenë pasur pretendim për veten.

Nuk e përcaktonim ne rivalitetin, por ishin njerëzit. Mua shpesh herë më kanë ardhur fjalë që në familjen tonë përshembull një pjesë ishte me Parashqevi Simakun, një pjesë ishte me mua edhe gjithmonë ziheshin në finalet e festivalit se o do ta marri çmimin Irma, ose do ta marri çmimin Parashqevia. Gjithmonë është mirë të kesh rivalitet sepse ka qenë konkurrencë e shëndetshme’, ka thënë këngëtarja.

Festivali i RTSH-së ka pasur një rëndësi të madhe për të gjithë artistët por edhe për vetë Irma Libohovën. E pyetur për këtë gjë ajo u shpreh:

‘Festivali i madh kishte rëndësi për të gjithë gjërat e tjera. Për çdo aktivitet që vinte më pas festivali ka qenë ai që të jepte shtysë, të jepte drejtim mendoj unë. Pjesëmarrja në festival ishte kulmi ishte maja’, përfundoi Irma Libohova.