U DËNUA ME 6 VITE BURG/ Nga lidhja me biznesmenë e deri tek e kaluara, gjthçka që duhet të dini për Fjolla Morinën – AlpeGossip
U DËNUA ME 6 VITE BURG/ Nga lidhja me biznesmenë e deri tek e kaluara, gjthçka që duhet të dini për Fjolla Morinën

U DËNUA ME 6 VITE BURG/ Nga lidhja me biznesmenë e deri tek e kaluara, gjthçka që duhet të dini për Fjolla Morinën

Pak ditë më parë, Gjykata e Kukësit dënoi me 6 vite burg këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina, për veprën penale të “Trafikut të armëve dhe municionit”.

 

 

Avokatja e Morinës është shprehur gjatë seancës se kërkesa e organit të akuzës nuk është e drejtë, ndërsa për kryerjen e kësaj vepre penale këngëtarja duhet të ndëshkohej me gjobë

Më 19 shtator të vitit që lamë pas, këngëtarja Fjolla Morina u arrestua në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës në Kukës, bashkë me një biznesmen kosovar dhe shoferin e saj. Ata u kapën me armë zjarri brenda makinës, ndërkohë që Fjolla tha se pistoleta i përkiste dikujt tjetër dhe ajo nuk e dinte që e kishte në çantë.

Ndërsa këngëtarja u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” në Kukës, biznesmeni Fisnik Syla u la i lirë nga Gjykata pas rreth dy javësh. Atëherë u aludua në media për lidhjen midis këngëtares dhe biznesmenit.

Duket se ditët në qeli dhe vështirësitë pas arrestimit, kanë shërbyer për të forcuar lidhjen e tyre. Këtë nuk ngurroi asokohe ta shprehë as vetë këngëtarja.

Sipas saj, dashuria është në gjendje të përballojë çdo vështirësi dhe çdo pengesë dhe se ajo fiton mbi gjithçka. Dhe në “pengesën” e fundit duket se këngëtarja dhe biznesmeni kanë fituar njëri-tjetrin. E ndërkohë që lajmi për dënimin me 6 vite burg bëri bujë, këngëtarja i sfidon të gjithë nga Maldive, pasi aty ajo ka kurorëzuar këto ditë edhe lidhjen në martesë me të dashurin e saj më të ri se veten.

Ndërkohë, nuk e ka mohuar se frika nga burgu e ka bërë që të largohet dhe t’i shpëtojë Policisë. Është paksa e pazakontë se si nëna e dy fëmijëve bën një jetë të tillë, me kaq shumë rreziqe dhe mbi të gjitha, me një jetë private që ka qenë gjithnjë kuriozitet më vete dhe me partnerë të shumtë.

E tillë ka qenë edhe lidhja me Fisnik Sylën, një biznesmen nga Kosova, i cili njihet atje për pasurinë e tij. Fjolla, që në fillim të lidhjes, ka dhënë deklarata kontradiktore për Sylën. Fillimisht, ajo e mohoi lidhjen mes tyre, duke thënë se “mes tyre nuk kishte lidhje intime dhe se po shkatërrohej familja e një njeriu, që nuk e meritonte”.

“Të shkruani me emër dhe mbiemër dikë, i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua, kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu, i cili nuk e meriton këtë ‘show’. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi supe, ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë!”, shkroi nëna e dy vajzave në një postim në “Instagram”, teksa qëndronte në arrest shtëpie në Kukës.

Por nuk kaloi shumë kohë dhe ajo e konfirmoi lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla, lidhje e cila u pasua me shumë lajme e komente. Fjolla zbuloi gjithashtu se Fisniku i kishte propozuar për martesë dhe së shpejti ata do ta zyrtarizonin lidhjen e tyre.

“Ne jemi si të martuar, por besoj se do jetë edhe më bukur kur të krijojmë familjen tonë, mezi po presim”, u shpreh Fjolla.

 

Këngëtarja rrëfeu se vajzat e saj e kanë pritur mirë lidhjen me Fisnikun dhe ai është shumë i dashur. Po ashtu, Fjolla tregoi se edhe ajo i ka takuar fëmijët e Fisnikut. Në fund, ajo tha se nga ky vit kërkon një bebe.

“Uroj që vitin e ri ta mbyllim me bebe, që po e presim me shumë dashuri. Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin 2021, me shëndet të mirë. Ky vit që lamë mbrapa ka qenë shumë i keq për gjithë botën. Dhe ju uroj të gjithëve që ta gjejnë dashurinë e jetës siç e kam gjetur unë”, shkruante Fjolla.

LIDHJA QË I NDRYSHOI JETËN

Pasi u mësua lidhja e Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës, u zbulua se ky i fundit kishte qenë i martuar dhe ishte baba i dy fëmijëve. Për mediat e Kosovës, ish-bashkëshortja e biznesmenit pohoi faktin që Fjolla Morina i prishi familjen dhe sipas saj martesa e tyre zgjati 10 vite duke përfunduar për shkak të lidhjes së Sylës me këngëtaren.

“Atyre që deshën shkatërrimin e familjes, marrshin nga jeta atë që e meritojnë!”, tha mes të tjerash ajo, duke shtuar se “njeriu qenka më i fortë se guri”

Biznesmeni jeton në Belgjikë, aty ku ka edhe një rrjet hotelesh dhe restorantesh. Pikërisht me pasurinë që ka, ai ka arritur t’i ndryshojë jetën Fjollës, duke i bërë dhurata super të shtrenjta, nga makina, biznesi e deri te vila.

 

 

Edhe pse një vit problematik, sidomos në çështjen e parave dhe ekonomisë, për Fjollën ka rezultuar ndryshe. Brenda një viti ajo u ka prezantuar ndjekësve të saj pasurimin e shpejtë me supervilë, superbiznes në Prishtinë dhe në fund një makinë luksoze dhuratë.

Para arrestimit, Fjolla Morina publikoi një video të momentit kur suprizohej nga një mashkull, i cili i bëri dhuratë një makinë “Audi Q7”.

“Hajt për hajër, ta gëzosh!”, dëgjohej ai duke i thënë. Ndërsa i kërkonte të ndizte makinën: “Pse nuk i provove çelësat”?

“Nuk jam gati”, i kthehej ajo e emocionuar.

Ajo publikoi një fotografi, në të cilën tregonte se si duket nga jashtë vila e saj, duke u shprehur se ndihej e bekuar.

“E bekuar në shtëpinë time të re!”, shkruante ajo sipër fotos. Ndërkohë që pak kohë më parë ajo inauguroi një superdyqan luksoz në Prishtinë, ku shet veshje të shtrenjta.

JETA E MORINËS PARA SE TË NJIHTE SYLËN

E martuar që në moshën 17-vjeçare, me një mashkull disa vite më të madh se ajo, Fjolla i kishte dhënë fund martesës disavjeçare, nga e cila kishte lindur një vajzë.

Që atëherë, marrëdhëniet e saj me meshkujt kanë qenë afatshkurtra. Një nga më të komentuarat, e ndoshta edhe më e rëndësishmja për këngëtaren asokohe, ka qenë lidhja me biznesmenin nga Kosova, Flamur Azemi, në vitin 2016.

 

Edhe në këtë rast, historia nuk përfundoi në mënyrën më të mirë. Nga raporti i tyre, Fjolla solli në jetë një tjetër fëmijë, vajzën e saj Alayah, ndërsa me Flamurin u nda gjatë kohës së shtatzënisë, për shkak se siç thuhej, biznesmeni nga Kosova nuk ishte dakord të bëhej baba.

Vetëm 7 muaj nga ardhja në jetë e vogëlushes së këngëtares, thuhej se ajo rigjeti përsëri dashurinë. Madje, asokohe aludohej se Morina ishte në prag të martesës së saj të re. E kontaktuar nga mediat, këngëtarja sqaronte se: “Është e vërtetë që jam në një lidhje, por për momentin nuk kemi plane për martesë”.