Poem Vula ka nisur të shoqërojë mamin dhe babin nëpër festa të ndryshme. Këtë herë, mesa kuptuam, Ledri dhe Sara ndodhen në Shëngjin për festivalin e madh që po realizohet aty. Dhe Poemën e kanë me vete, me këtë rast argëtohen si familje dhe disa momente i ndajnë me ndjekësit që mezi i presin. Në videon e publikuar së fundmi, Ledri shfaqet me Poemën në krah duke e përqafuar dhe kërcyer, ndërsa Sara xhiron dhe qesh me pamjen që ka para. Që lidhja e Ledrit me të bijën është e veçantë as nuk ka vend për diskutim.
Fundja të gjithë e dinë dhe kanë bërë paqe me faktin që babai është gjithmonë më i dhënë pas vajzës dhe kjo e fundit sheh tek ia ati pasqyrimin e ‘princit të kaltër’. Sigurisht Poema është ende e vogël për të arsyetuar kështu, por me siguri kur të rritet do e tregojë sa pikë të dobët e ka babain e saj. Sarës thjesht i duhet të mësohet me këtë fakt.