Bëni gati urimet: Ja personazhet e famshëm shqiptarë që sot festojnë 7 marsin – AlpeGossip
Bëni gati urimet: Ja personazhet e famshëm shqiptarë që sot festojnë 7 marsin

Bëni gati urimet: Ja personazhet e famshëm shqiptarë që sot festojnë 7 marsin

Ditën e sotme, arsimtarët në të gjithë Shqipërinë festojnë 7 marsin, festën e mësuesëv. Por disa prej tyre nuk janë mësues apo pedagogë të thjeshtë, pasi janë njëkohësisht edhe figura publike. Ja cilët janë  personazhet e famshëm shqiptarë që sot festojnë 7 marsin.

Grida Duma

Grida Duma tashmë deputete e Partisë Demokratike. Përveçse deputete Grida  në profesion është pedagoge.

Eno Popi

Moderatori i famshëm i “Wake Up” dhe “100 milionë” në “Top Channel”, është pedagog në departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë.

Gazmend Gjoka

Aktori i njohur i teatrit ushtron njëkohësisht profesionin e pedagogut në Universitetin e Arteve në degën e aktrimit.

Manjola Nallbani

Këngëtarja e famshme është pedagoge në Universitetin e Arteve ku ka krijuar për herë të parë lëndën e muzikës popullore, të muzikës së lehtë dhe jep njëkohësisht dhe mësime kantoje.

Blendi Salaj

Moderatori dhe opinionisti është njëkohësisht edhe pedagog në degën e Gazetarisë dhe Komunikimit në një universitet privat në Tiranë.

Albi Nako

Balerini dhe koreografi i njohur tashmë ka krijuar trupën e tij të baletit ku u jep mësime balerinëve të rinj.

Adi Krasta

Moderatori dhe gazetari i suksesshëm ka qenë pedagog në departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Ema Andrea

Aktorja e famshme është gjithashtu pedagoge në Universitetin e Arteve, ku jep mësim në degën e aktrimit.

Eni Çobani

Juristja e “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E diela shqiptare” e ka nisur karrierën e saj fillmisht si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë.

Riselda Sejdia

Balerina e shumëpërfolur dhe bashkëshortja e biznesmenit Ajdin Sejdia, është pedagoge e baletit në Universitetin e Arteve.

Argita Berisha

E bija e ish-kryeministrit Sali Berisha prej vitesh është pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.

Roland Qafoku

Moderatori i emisionit “Debati në Channel One” është njëkohësisht pedagog në departamentin e gazetarisë në Fakultetin e Histori Filologjisë në Tiranë.

Rezear Xhaxhiu

Gazetari dhe moderatori i njohur është pedagog në deprtamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë.