Do të përloteni! Xhensila Myrtezaj i bën Besit dedikimin emocioues: Në jetë janë dy ditë të… – AlpeGossip
Do të përloteni! Xhensila Myrtezaj i bën Besit dedikimin emocioues: Në jetë janë dy ditë të…

Do të përloteni! Xhensila Myrtezaj i bën Besit dedikimin emocioues: Në jetë janë dy ditë të…

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku nëpërmjet një postimi në Instagram dha lajmin se së shpejti do ta shohim në filmin amerikan “The Brave”. Tashmë xhirimet e flimit, të cilat janë realizuar në Shqipëri, kanë përfunduar dhe Besin do ta shohim të luaj krah yllit botëror, Louis Mandylor.

E kënaqur nga kjo arritje profesionale e bashkëshortit të saj, Xhensila Myrtezaj ka publikuar në Instagram trailerin e filmit dhe ka bërë një dedikim emocionues për Besin.

Në jetë janë dy ditë të rëndësishme, dita kur linde, dhe dita kur e kuptove pse…

Ti ke lindur për të lënë gjurmë dhe unë jam krenare që rrugëtoj bashkë me ty në të mbrekullueshmen jetë…

Ke bërë gjënë më të bukur, por më të vështirë deri tani në jetë, ke bërë njerëzit të buzëqeshin, dhe siç e thua edhe vete ‘Buzëqesh sepse ne kurrë nuk do qeshim dy herë me të njëjten shaka, ama do qajmë disa herë pëer të njëjtin problem’.

Ky është vetëm fillimi, sepse unë di që ti do ngjitesh shumë lart dhe do kthehesh prap për ti dhënë dorën dikujt tjetër…

Krenare për ty Bes Kallaku”, shkruante Xhensila.

Besi është emocionuar pa masë nga ky dedikim dhe ka bërë një koment po aq shumë të mbushur me dashuri.

“Hau ç’me ke emociou, i lumtur që t’kam”, shkruante Besi.