TREGON HISTORINË E VEÇANTË ME TË ATIN E NDJERË/ Lori Hoxha: Na çonte buzë detit dhe… (FOTO) – AlpeGossip
TREGON HISTORINË E VEÇANTË ME TË ATIN E NDJERË/ Lori Hoxha: Na çonte buzë detit dhe… (FOTO)

TREGON HISTORINË E VEÇANTË ME TË ATIN E NDJERË/ Lori Hoxha: Na çonte buzë detit dhe… (FOTO)

Blogerja Lori Hoxha dikur ishte shumë aktive në rrjete sociale, mirëpo tani poston vetëm rrallëherë. Së fundmi ajo ka ndarë një kujtim sa të bukur aq edhe prekës me të gjithë ndjekësit e saj.

Lori po gatuante spageti me vongole dhe ka treguar historinë që fshihet pas tyre, një histori që ka të bëjë me babain e saj të ndjerë. Blogerja shkruan se ky ushqim i kujton kohën kur jetonin në Romë dhe i ati, Dritan Hoxha i çonte pranë detit për drekë për të shijuar pikërisht këto spageti.

“Bëra spageti me vongole sepse më kujtojnë vitet kur jetoja në Romë. Babai im vinte gjatë fundjavave dhe na çonte për drekë pranë detit. Ky ishte ushqimi ynë i preferuar”, shkruan Lori.