“FESTIVALI I MUZIKËS NË RTSH”/ Cilët kanë qenë prezantuesit ndër vite. Nga Enkel Demi tek Klea Huta – AlpeGossip
“FESTIVALI I MUZIKËS NË RTSH”/ Cilët kanë qenë prezantuesit ndër vite. Nga Enkel Demi tek Klea Huta

“FESTIVALI I MUZIKËS NË RTSH”/ Cilët kanë qenë prezantuesit ndër vite. Nga Enkel Demi tek Klea Huta

Ashtu siç është bërë tashmë traditë, bashkë me dhjetorin vjen gjithnjë edhe Festivali i Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar.

Ai do të mbahet në datat 20,21,22 dhjetori në Pallatin e Kongreseve e mesa duket këtë vit konkurenca është mjaft e madhe. Janë përcaktuar tashmë 20 konkurentët si dhe këngëtari i cili do të hapë natën e parë, i cili do të jetë Bojken Lako.

Gjithashtu janë përcaktuar edhe preazntuesit, të cilët do të jenë :aktori i madh shqiptar Viktor Zhusti dhe partnerja e tij do të jetë ylli ndërkombëtar Ana Golja, aktore shqiptaro- kanadeze dhe producente shumë e suksesshme.

Por cilët kanë qenë personazhet të cilët kanë drejtuar një ngjarje kaq të rëndësishme kulturore shqiptare?

Alpenews.al ju njeh me disa nga prezantuesit të cilët kanë drejtuar ndër vite Festivalin e Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar:

Festivali i 50

U prezantua nga Nik Xhelilaj dhe Hygerta Sako

Festivali i 51

U prezantua nga Enkel Demi dhe “Miss World Albania 2011” Floriana Garo.

Festivali i 52

U prezantua nga Enkel Demi , aktorja Klea Huta dhe ish “Miss Universi 2011”, Xhesika Berberi dhe modelja Marinela Meta.

Festivali i 53

U prezantua nga Turjan Hyska, Floriana Garo dhe Liberta Spahiu.

Festivali i 54

U prezantua nga Pandi Laço, aktorja nga Kosova Gresa Pallaska dhe gazetarja Blerta Tafani.

Festivali i 55

U prezantua nga Ledina Çelo dhe aktori Kasem Hoxha.

Festivali i 56

U prezantua nga Adi Krastës dhe Jonida Shehu.