PAMJET E PABESUSESHME/ Si shpëtoi shtëpia e Kim Kardashian vetëm pak hapa larg zjarreve (FOTO) – AlpeGossip
PAMJET E PABESUSESHME/ Si shpëtoi shtëpia e Kim Kardashian vetëm pak hapa larg zjarreve (FOTO)

PAMJET E PABESUSESHME/ Si shpëtoi shtëpia e Kim Kardashian vetëm pak hapa larg zjarreve (FOTO)

Prej më shumë se një jave, Kalifornia po lufton me zjarret e pamëshirshme që kanë pushtuar vendin dhe që kanë shkaktuar 80 të vdekur deri më tani, ndërkohë që më shumë se 1000 persona rezultojnë të humbur.

Mijëra shtëpi janë shkrumbuar nga flakët, mes tyre edhe vilat miliona dollarshe të yjeve të muzikës e kinemasë si Miley Cyrus dhe Liam HemsWorth, Gerard Butler, Kim Basinger, etj.

Mirëpo, ndër ata me fat duket se kanë qenë edhe çifti Kim Kardashian-Kanye West, pasi pamje të reja ajrore tregojnë sesi shtëpia e tyre gjigante ka shpëtuar për një fijë floku.

Megjithatë, fati i tyre pati ndihmë nga një sasi e konsiderueshme parash, duke qenë se mediat bënë me dije se Kim dhe Kanye kishin punësuar një skuadër private zjarrfikësish, për të shpëtuar folezën e tyre 60 milionë dollarëshe në lagjen super ekskluzive Hidden Hills.

Nga pamjet ajrore shihet sesi zjarri ka qenë vetëm pak hapa larg oborrit të shtëpisë super luksoze që thuhet se shpëtoi e paprekur vetëm prej punës së zjarrfikësve që gërmuan kanale për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Fqinjët e çiftit të famshëm gjithashtu u ishin shumë mirënjohës pasi ndërhyrja e skuadrës private të zjarrfikësve shpëtoi edhe shtëpitë e tjera në lagjen e tyre.