BESOJENI OSE JO/ Kim Kardashian deklaron se fle gjumë me grim në fytyrë (VIDEO) - AlpeGossip
BESOJENI OSE JO/ Kim Kardashian deklaron se fle gjumë me grim në fytyrë (VIDEO)

BESOJENI OSE JO/ Kim Kardashian deklaron se fle gjumë me grim në fytyrë (VIDEO)

Ju lutem, merrni një karrige dhe uluni, sepse lajmi që do t’iu japim është pak i rëndë.

Kim Kardashian e cila vazhdimisht flet për kujdesin ndaj lëkurës së fytyrës së fundmi ka deklaruar që i ndodh shpesh të flejë me make-up.

Po, po e dëgjuat mirë!

E ftuar në një puntatë të emisionit “Busy tonight”, Busy Philips pyeti Kim nëse kishte fjetur ndonjëherë me grim në fytyrë.

Ndërkohë që të gjithë prisnim që ajo të na mbante një leksion të gjatë mbi rëndësinë e një lëkure të pastër, në fakt ndodhi krejt e kundërta.

“Oh, gjithmonë. Nëse nuk kam mundësi të lyhem ditën tjetër, fle me kujdes dhe në mëngjes ribëj bazën. Përpiqëm që një grim të mirë ta ruaj për dy ditë”- u shpreh ajo.

Me siguri edhe shumë prej jush mund të bëjnë të njëjtën gjë si Kim, por të gjithë dermatologët flasin shpesh për efektet e tmerrshme që ka ky veprim. Grimi than, irriton dhe ngacmon barrierën e lëkurës, duke ndikuar në shfaqjen rrudhave në fytyrë e si rrjedhojë edhe plakjen e parakohshme të saj.

Ndaj në këtë rast po iu sugjerojmë të mos e merrni shembull Kim Kardashian.