ARIANA GRANDE TËRHIQET NGA “GRAMMY”/ Nuk bie dakord për përzgjedhjen e këngës – AlpeGossip
ARIANA GRANDE TËRHIQET NGA “GRAMMY”/ Nuk bie dakord për përzgjedhjen e këngës

ARIANA GRANDE TËRHIQET NGA “GRAMMY”/ Nuk bie dakord për përzgjedhjen e këngës

Këtë vit Ariana Grande nuk do të jetë pjesë e çmimeve ‘Grammy’ as si performuese, e as si publik, për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me këngën që duhet të performojë.

Pavarësisht se imazhi i saj është shfaqur kudo për të promovuar eventin e madh, këngëtarja nuk do të jetë pjesë e tij ka raportuar ‘Variety’.

Disa burime kanë treguar se producentët nuk e kanë lejuar Arianën të performojë hitin e saj më të ri “7 rings”.

Ata janë munduar të bëjnë kompromis, por mesa duket këngëtarja nuk ka rënë dakord me kushtet e tyre. Ariana Grande është e nominuar edhe në dy kategori këtë vit si “Vokali më i mirë për këngët Pop” dhe “Albumi më i mirë i muzikës Pop”.