Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ndodhet në Itali, pasi shifrat e të infektuarve me Koronavirus janë ulur ndjeshëm. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo është shprehur se Italia na mëson të gjithëve se kjo situatë duhet të merret seriozisht.
Alketa ka treguar se gjatë qëndrimit në vendin fqinj, nuk ka vënë re askënd pa maskë. Ajo shkruan se këtë shembull duhet ta ndjekë dhe Shqipëria, pasi maska është detyrim qytetar për të mbrojtur tjetrin dhe veten.
“Nga Qyteti ne Fshat, Italia pas asaj qe kaloi na mëson qe duhet ta marrim vërtetë seriozisht këtë situate! Nuk pashe askënd pa maskë, në mjedise të mbyllura nuk diskutohet! Edhe në Shqipëri te gjitha bizneset serioze kane vendosur sterilizues ne hyrje dhe e kane detyrim maskën! Bravo! Ftoj te gjithë ata qe janë aktiv ne instagram te promovojnë sa me shume këtë mase te domosdoshme por thuajse te neglizhuar ne vendin tone! Maska nuk është Tendence, as Opsion! Është detyrim qytetar! Mbro veten dhe tjetrin! Mos bej si i fortë, mos u bej as budalla! Vdekja dhe sëmundja nuk përzgjedhin!”, ka shkruar Alketa.