“DERI TANI KANË SHKUAR MIRË…”/ Anxhela Peristeri rrëfen emocionet pak orë para nisjes së “Eurovision” – AlpeGossip
“DERI TANI KANË SHKUAR MIRË…”/ Anxhela Peristeri rrëfen emocionet pak orë para nisjes së “Eurovision”

“DERI TANI KANË SHKUAR MIRË…”/ Anxhela Peristeri rrëfen emocionet pak orë para nisjes së “Eurovision”

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Karma”. Deri më tani janë realizuar dy prova gjenerale për festivalin më të madh europian dhe Anxhela ka shkëlqyer. Madje shumë e kanë cilësuar si Beyonce shqiptare, për shkak të zërit të saj shumë të fuqishëm.

Mbrëmjen e 18 majit do të mbahet nata e parë e “Eurovision” dhe emocionet sa vijnë e shtohen për Anxhelën. Në një intervistë të dhënë sot për emisionin “Wake Up”, Anxhela u shpreh se do të jetë në ankth derisa gjithçka të finalizohet.

“Deri tani kanë shkuar mirë të dyja provat, kanë qenë shumë shumë mirë. Edhe tapeti kuq shkoi shumë mirë. Por, gjithmonë je me atë ankthin ‘obobo mos ndodhë kjo, mos ndodhë ajo’, derisa të mbarojë e gjitha.

Unë personalisht kam shkuar, sepse doja ta jetoja këtë eksperiencë. Pasi fitova festivalin e këngës isha shumë e lumtur që do jetoja një eksperiencë të tillë. Ne jemi një vend i vogël dhe skena e Eurovisionit për ne është një arritje e madhe.

Një tjetër shqiptar që konkurron është Gjon’s Tears, edhe ai është favorit për të fituar, konkurron për Zvicrën”, u shpreh Peristeri.

Vetë Anxhela do të ngjitet në skenën e madhe të “Eurovision” në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë 11-ta në radhë për të kënduar. Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.