“JENI GJITHMONË…”/ Pasi gdhendi në trup portretin e Don Xhonit, modelja e famshme i dedikon reperit disa fjalë në shqip – AlpeGossip
“JENI GJITHMONË…”/ Pasi gdhendi në trup portretin e Don Xhonit, modelja e famshme i dedikon reperit disa fjalë në shqip

“JENI GJITHMONË…”/ Pasi gdhendi në trup portretin e Don Xhonit, modelja e famshme i dedikon reperit disa fjalë në shqip

⁶Para disa javësh në media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën një modele ftonte në Rusi Don Xhonin. Modelja e quatur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”.

“Në vend të mijëra fjalëve bosh”, ka shkruar ajo përkrah fotos së tatuazhit.

Këtë imazh e ka ndarë edhe Don Xhoni në Instagram, i cili shprehet shumë i lumtur për këtë dhuratë speciale.

“Dhurata më e mirë nga personi më i mirë! Të dua Ariana”, ka shkruar reperi.

Së fundmi modelja ka postuar një video në InstaStory ku ka shfaqur pjesën e brendshme të krahut dhe në fokus ka vënë tatuazhin me portretin e Don Xhonit, të cilit i ka kushtuar disa fjalë romantike.

“Ju jeni gjithmonë me mua”, shkroi modelja ruse në gjuhën shqipe duke treguar se tani ajo mban me vete Don Xhonin kudo që të jetë.