Vetëm një ngjyrë/ Detaji që u ka shpëtuar nga performancat e Florit (FOTO) – AlpeGossip
Vetëm një ngjyrë/ Detaji që u ka shpëtuar nga performancat e Florit (FOTO)

Vetëm një ngjyrë/ Detaji që u ka shpëtuar nga performancat e Florit (FOTO)

itet më të njohura mbajnë firmën e tij, prandaj prej kohësh Flori Mumajesi ka qenë dhe vazhdon të mbetet ndër këngëtarët dhe kantautorët e preferuar të publikut. Përveçse është shumë i zoti në muzikë, Flori me performancat e tij energjike di gjithmonë se si të rrëmbejë vëmendjen e fansave dhe audiencës. Të analizosh çdo detaj nga performancat e tij në anën muzikore kërkon shumë punë dhe më tepër duhet ta bëjë një profesionist i fushës, por me një vështrim shumë të thjeshtë mund të analizosh shfaqjet e tij skenike. Me siguri të gjithë e keni vënë re se e zeza është ndër ngjyrat më të preferuara të Florit ose më saktë e vetmja që ai preferon ta ketë pjesë të veshjeve të tij skenike dhe jo vetëm. Mund të veçojmë vetëm dy ose tre videoklipe apo performanca në të cilat këngëtari është shfaqur me një ngjyrë tjetër, jashtë të zezës apo nuancave të saj.

Në shumicën e rasteve e kemi parë të veshur me një bluzë, kostum ose këmishë të zezë. Nëse e shpejgojmë nga ana e stilit përzgjedhja e ngjyrës së zezë do të thotë elegancë dhe formalitet. Në fakt shpjegimi psikologjik i ngjyrave është më interesant. Sipas këtij shpjegimi e zeza simbolizon fuqinë dhe kontrollin dhe largon të gjitha energjitë negative. Duke u bazuar në këtë do të thotë se zgjedhja e Florit është vërtet shumë e zgjuar. E zeza pra largon çdo energji negative dhe kjo mund të jetë një lloj shpjegimi pse çdo performancë e tij është perfekte në çdo detaj.