Përloti publikun me historinë e varësisë nga droga: Ja ç’ka ndodhur me Titin e ‘Ka një mesazh për ty’ – AlpeGossip
Përloti publikun me historinë e varësisë nga droga: Ja ç’ka ndodhur me Titin e ‘Ka një mesazh për ty’

Përloti publikun me historinë e varësisë nga droga: Ja ç’ka ndodhur me Titin e ‘Ka një mesazh për ty’

Rreth dy javë më parë, publiku i rubrikës “Ka një mesazh për ty”, në emisionin “E diela shqiptare”, është prekur nga historia e Pjetrit, i njohur ndryshe si Titi.

 

Ai u ftua në studio nga motra e tij e cila i kërkoi të linte pas historinë e varësisë nga droga dhe më në fund të shihte përpara.

Në studion e emisionit madje vetë moderatori Ardit Gjebrea u zotua se do të ndihmonte personalisht Titin që të gjente punë dhe duket se kështu ka ndodhur. Siç ka bërë të ditur Gjebrea në Instagram së fundmi, i riu është punësuar në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër.

“A thamë që do i gjejmë Titit punë? E pra, Titi filloi punë dhe për këtë falenderoj z. Mark Molla që e punësoi si ndihmës hidraulik në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime të qytetit Shkodër. Ka 1 javë në punë dhe mjeshtrat janë shumë të kënaqur me korrektësinë dhe zellin e tij për të mësuar.#tegjithebashkemundemi!”-ka shkruar moderatori në përshkrimin e fotove ku shihet edhe Titi i buzëqeshur.