Të gjithë po e prisnim! Dy shqiptarët e Eurovisionit bëjnë përshëndetjen unike (FOTO) – AlpeGossip
Të gjithë po e prisnim! Dy shqiptarët e Eurovisionit bëjnë përshëndetjen unike (FOTO)

Të gjithë po e prisnim! Dy shqiptarët e Eurovisionit bëjnë përshëndetjen unike (FOTO)

Shumë diskutime qarkulluan gjithandej dhe vetëm pak kohë më parë u mësua se ishte me origjinë shqiptare ndërsa deklaroi se ky veprim kishte ardhur si shkak i një vendimi të këngëtares së bashku me familjarët e saj.

Ditën e djeshme Eleni Foureira, përfaqësuesja e Qipros në Eurovision, na bëri të gjithëve kreanarë pasi në një intervistë për ‘Wiwiblogs, këngëtarja e famshme u shpreh se është krenare që është shqiptare.

Sikur të mos mjaftonte ky lajm i gëzueshëm, tanimë të gjithë duhet të jemi të bindur që Eleni e dashuron Shqipërinë dhe këtë fakt na e ka treguar Eugent Bushpepa, rokeri i famshëm që përfaqëson vendin tonë në Eurovision.

Në një foto të postuar së fundmi në Insta, Eugenti dhe Eleni shfaqet së bashku duke pozuar me simbolin tipik shqiptar, pikërisht shqiponjën dykrenare.

Jo vetëm Eugenti na ka bërë krenarë në Eurovizon tanimë duhet të bëjmë tifo edhe për Elenin.

Le të shpresojmë që dyshja të vlerësohen me çmime në një kompeticion të niveleve të larta si Eurovisioni!