“Jemi vetëm miq!”/ Moderatorja dhe këngëtari mohuan lidhjen e tyre, por sot kapen MAT (FOTO) – AlpeGossip
“Jemi vetëm miq!”/ Moderatorja dhe këngëtari mohuan lidhjen e tyre, por sot kapen MAT (FOTO)

“Jemi vetëm miq!”/ Moderatorja dhe këngëtari mohuan lidhjen e tyre, por sot kapen MAT (FOTO)

Vetëm pak ditë më parë u përfol në media se Butrint Imeri është lidhur me prezantuesen Kiara Tito për shkak se këngëtari në njërën prej fotove të saj i komentonte: “Bella”, duke e komplimentuar Kiarën me titullin e një prej këngëve më të njohura të tij.

 

Ndërsa një e afërme e Kiarës komentonte se tani e kishte kuptuar se Butrinti këngën “Bella” e kishte bërë për të dhe e ëma e prezantueses i replikoi: “Pse nuk e dije ti? Po moj xhenem për të e ka shkruar!”, dhe këtu nisën thashethemet për lidhjen e tyre.

Kiara pak ditë më parë e mohoi që këto thashetheme të ishin të vërteta, por dyshja së fundmi janë kapur mat së bashku. Në foton e postuar nga “indeks”, Kiara dhe Butrinti shihen duke biseduar në një lokal të Prishtinës ndërsa ky afrimitet mes tyre ka nisur sërish thashethemet se dyshja janë bashkë, por nuk preferojnë ta pranojnë publikisht.