Familja e njohur Hoxha është larguar së fundmi nga Shqipëria dhe është zhvendosur për disa ditë pushimi në Maldive.
Ka qenë Lori ajo që ka postuar së pari foto nga ky vend përrallor duke i bërë të gjithë fansat të ëndërrojnë që të jenë atje. Sigurisht që jemi mësuar që blogerja e njohur të hedh shumë foto me bikini kur është me pushime, por nga motra e saj më e vogël Sara një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë.
Sara i ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj pak momente më parë teksa ka postuar një foto ku ekspozon të pasmet. Ajo shihet e veshur me bikini dhe të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen poza shumë provokuese që ajo ka bërë.
Siç dihet ajo është nënë e një djali që quhet London Noor, por pavarësisht kësaj, linjat e saj trupore janë perfekte.