MEGHAN “DIKTATORJA”/ Zbulohet kërkesa e saj për dasmën që u hodh poshtë nga Mbretëresha – AlpeGossip
MEGHAN “DIKTATORJA”/ Zbulohet kërkesa e saj për dasmën që u hodh poshtë nga Mbretëresha

MEGHAN “DIKTATORJA”/ Zbulohet kërkesa e saj për dasmën që u hodh poshtë nga Mbretëresha

Si të gjitha nuset në botë, edhe Meghan Markle ka shprehur dëshirën të kishte një dasmë perfekte! Sigurisht që për Kishën “St George” të kështjellës “windsor” nuk kishte asnjë kundërshtim sepse është madhështore.

I vetmi problem që kishte me të, ishte aroma. Sipas burime të “Dailymail”, aroma e kështjellës së shekullit të 15-të nuk ka përmbushur shijet e Dukeshës së Sussex, e cila ka kërkuar që të aromatizohej përpara se të mbërrinin të ftuarit.

Ajo që i theu zemrën Meghan, është pikërisht Mbretëresha Elisabeth, e cila ka hedhur poshtë një kërkesë të tillë, duke e cilësuar si fëmijërore.

“Përderisa ka qënë e përshtatshme për monarkën që nga viti 1475, do të jetë e përshtatshme edhe për atë (Meghan)” – ka thënë Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar.

Por këto nuk janë të vetmet ankesa, sepse edhe pas dasmës Meghan dhe Harry duket se po keqtrajtojnë stafin e familjes mbretërore dhe nusja e re cilesohet edhe si “diktatore”.