Të famshmit shqiptarë të zhytur në borxhe! Roberti: Unë kam 4 kredi – AlpeGossip
Të famshmit shqiptarë të zhytur në borxhe! Roberti: Unë kam 4 kredi

Të famshmit shqiptarë të zhytur në borxhe! Roberti: Unë kam 4 kredi

Bashkëshorti i Nora Istrefit, Robert Berisha, rrëfeu një të vërtetë të hidhur për të famshmit shqiptarë.

I ftuar në emisionin “Fol shqip Show”, bashkëshorti i Norës, ka treguar se të famshmit shqiptarë që pretendojnë se janë të pasur, në të vërtetë nuk janë të tillë.

Ai nuk ka folur vetëm për ata, por ka treguar se edhe vetë ai ka 4 kredi për të shlyer.

“Ashtu si i fitojnë, ashtu edhe i harxhojnë. Të gjithë janë të mbytur në borxhe si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri”, është shprehur Roberti. Të ketë të drejtë vallë?