Ish-banori i Big Brother, Ervin Sinjari, ishte një prej personazheve më të komentuar të këtij reality-show, i cili vinte shpesh në qendër të vëmendjes për marrëdhëniet e tij me femrat, duke u cilësuar nga të gjithë si një don zhuan që preferonte bjondet.
Mirëpo, Ervini i habiti të gjithë kur një vit më parë u martua me një vajzë brune dhe para disa ditësh u bë për herë të parë baba i një vajze, të cilën vendosën ta quanin Daisy Rose. 40-vjeçari ka folur për herë të parë në një intervistë për ‘Panorama Plus’ për njohjen e tij me partneren 13 vite më të vogël dhe dashurine e madhe që ndjen për të.
“Ndihem i bekuar me dy vajzat e mia dhe për më tepër jam shumë i lumtur për nënën e fëmijës sonë, e cila, kur e njoha, ishte një vogëlushe dhe sot një grua. Jam krenar për të, e dua më shumë se veten pasi ajo solli në jetë fëmijën tim. U bënë katër muaj që u largova nga Tirana, ndërkohë që qëndruam dy muaj të tjerë në Itali ku organizuam ceremoninë e celebrimit, ndërsa tani po jetojmë në Angli ku kemi stabilizuar jetën tonë.”
“Në fillimet tona bashkëjetonim në Tajlandë, ku ajo punonte si menaxhere e ‘Hard Rock Hotel’ në fundjavë dhe gjatë javës në restorantin tonë. Jemi njohur nga një shoqëri e përbashkët dhe u bënë tre vjet që jemi bashkë. Është një vajzë shumë e mirë. Unë shoh veten tek ajo. Shkurt, është si shpirt, s’ka lidhje fare me çfarë kam jetuar në të shkuarën. Për mua kjo është dashuri e vërtetë, jo false”- është shprehur Ervini.